Vlera të rishfaqura

Authors

Prof. Dr. Tomorr Plangarica

Synopsis

Për Shkollën Normale të Elbasanit, për kontributin e saj në arsimin kombëtar janë jo të pakta studimet, botimet e vlerësimet; por, më së shumti, në komunikimin me publikun është ngulmuar më tepër të përvijohet “miti” për atë institucion, sesa ndriçimi i vlerave të përftuara e përpunuara aty. Ndodh jo rrallë që shumësia e studimeve në një fushë të caktuar e, për më tepër, moria e studimeve për një problem të veçantë jo pak herë shoqërohet nga një paradoks: intensifikimi i shqyrtimeve në lidhje me objektin përkatës shkakton, si padashje (kur nuk priret të nxjerrë në pah veçantitë dhe profilet e shumta me të cilat ai objekt shfaqet e përvijohet) edhe zbehjen e interesimit për njohje më të thelluar të tij nga lexuesi, i cili ndjehet i “ngopur” nga përmendja a përsëritja e klisheve, që duket se krijojnë thjesht një modë në të shprehur; çka sjell më tej mosinteresimin e tij, si dhe pamundësinë për njohjen më komplekse të vlerave të përftuara. Ndaj ribotimet që synojnë risjellje të qëllimshme të vlerave në vëmendjen e lexuesit nuk janë të pazakonta, sidomos në vite jubilarësh, siç është në këtë rast 110-vjetori i hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, më 1909, shkolla e parë për përgatitjen e mësuesve në plan kombëtar.

Chapters

  • Dy fjalë për lexuesin
    (për përmbledhjen me studime Vlera të rishfaqura)
  • Parafjalë
  • Mjedisi intelektual në qytetin e Elbasanit në prag të shpalljes së Pavarësisë
  • Kongresi i Elbasanit dhe Komisia Letrare Shqipe në Shkodër në spektrin e politikës gjuhësore a planifikimit gjuhësor të kohës
    (sprovë për një këndvështrim sociolinguistik)
  • Elbasani e mbajti Normalen pse e deshi
  • Jehona e Shkollës Normale përmes shtypit dhe botimeve në gjysmën e parë të shekullit XX
  • Kontributi i personaliteteve të shkollës Ushtrimore dhe Normale në mendimin tekstologjik
  • Shkolla Normale – miti dhe e ardhmja
  • Revista Normalisti në hapësirën e botimeve për formimin gjuhësor të fëmijëve
  • Shkolla Normale e Elbasanit dhe studiuesit elbasanas për studimin e zhvillimin e shqipes në gjysmën e parë të shekullit XX
  • Shuarja e zërit të një komuniteti diskursiv si dramë sociale
  • Vepra e K. Kristoforidhit – hapësirë që mundëson mendim shkencor
    (duke marrë shkas nga “Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i Shkrimeve të Shenjta, mars 1860)
  • Për Lef Nosin dhe gazetën e tij “Tomorri”
  • Për një profil të panjohur të interesimeve të Lef Nosit për gjuhën shqipe dhe studimin e saj
  • Jo vetëm dramaturgu, por edhe poeti
    (Mbi krijimtarinë poetike të Ethem Haxhiademit)
  • Mjedisi intelektual e kulturor në Elbasan në vitet 1912-1939
    (Paratopia e shkrimtarit – rasti “Haxhiademi”)
  • Disa konsiderata për jetën e veprën e publicistit të shquar Emin Matraxhiu
  • Mbi jetën, veprimtarinë publicistike dhe intelektuale të patriotit Thanas Floqi
  • Mendime të Simon Shuteriqit për gjuhën shqipe dhe zhvillimin e saj
  • Vasil Andoni – patrioti edukator, arsimtari intelektual
  • Ali dhe Mahmud Cungu, dy figura që e nderojnë traditën patriotike e intelektuale
  • Mendime për veprën “Fillime të stilistikës e të letërsisë së përgjithshme” (1930) e autorëve A. Xhuvani e K. Cipo
  • Kostaq Cipoja, gramatikan i shquar i gjuhës shqipe
  • Përtej Gramatikës, në shqyrtimet e problematikës së standardit
    (M. Çeliku në Sociolinguistikën e zbatuar)
  • Unë si përvijim i personit, përballë unë si individ
    (“Aleks Buda, Kujtime”)
  • Mesazhe të një divani dhe përtej tyre
  • Për këto t’arta thërrime
  • Një rënkim i bukur...
    (Për vëllimin me poezi “Pse rënkon kumria ime?”)
  • Copëza malli, të një malli të pafund
    (për Copëza malli, Kujtime, rrëfime, të Bim Daklit)

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Publikuar

janar 27, 2024

Series

Details about the available publication format: Libri në PDF

Libri në PDF

Physical Dimensions