Sëmundjet e pankreasit
Keywords:
sëmundjet e pankreasitSynopsis
Pankreasi është organ gjëndërror dyfunksional ekzokrin dhe endokrin. Strukturat gjëndërrore ekzokrine, përbëjnë 80 – 85 % të masës të pankreasit dhe prodhojnë mbi 20 enzima tretëse, të çliruara nga stimuj hormonalë dhe neurogenë. Komponenti endokrin ndërtohet me ishuj qelizorë të Langerhans (2 % e peshës të pankreasit), të cilët prodhojnë insulinë, glukagon, somatastatinë etj. Pankreasi preket nga një numër i vogël sëmundjesh dhe neoplazishë, por të shprehura me ecuri klinike të rëndë dhe vdekshmëri të lartë
Sëmundje e shpeshtë e pankreasit është Diabetes mellitus, një çrregullim metabolik kompleks kronik, i shprehur me hipergliceminë në mungesë të mjekimit (përkufizimi i OBSH – 2019), ndërsa ADA (American Diabet Association) e përkufizon: “Janë një grup sëmundjesh metabolike, të karakterizuara me hiperglicemi e shkaktuar nga difektet në sekretimin, ose në veprimin e insulinës, ose nga të dy së bashku”. DSH shprehet me çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve, të lipideve e të proteinave dhe me dëmtime morfologjiko- funksionale në shumë organe. Nderlikimet e diabetit janë retinopatia, nefropatia, neuropatia, kardiopatia etj.
DSH në 95 % të rasteve është parësor, i shprehur me hiperglicemi kronike në dy format: DSH i tipit 1 dhe DSH i tipit 2; ndërsa në 5 % të rasteve është dytësor, e zhvilluar si ndërlikim i patologjive të pankreasit me shkatërrim të ishujve endokrine, si në pankreatitet kronike, nga medikamentet diuretikë dhe në disa sindrome genike. DSH është me ecuri kronike, me potencial të lartë invalidizues, me kosto të lartë mediko-sociale për kurimin dhe me vdekshmëri preokupante, kryesisht nga ndërlikimet në organet e sistemeve kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare. Diabeti i sheqerit i lidhur me ndryshimet e stilit të jetës dhe të ushqyerjes jo adeguate të popullatës, sot përbëjnë një urgjencë shëndetësore botërore dhe bazuar në përmasat e përhapjes pandemike të kësaj sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur alarmin nga diabeti.
Në pjesën e fundit të monografisë është prezantuar Linea-Guida për trajtimin e të sëmurëve me diabet.
Downloads



