Morfopatogeneza e neoplazive

Authors

Prof. Lutfi Alia (MD,PhD)

Synopsis

Neoplazitë, protagonistët e klinikës e të anatomisë patologjike edhe në shekullin XXI, janë entitete biologjke dhe sëmundje preokupante ende pak të njohura, që shtrojnë për zgjidhje një problematikë komplekse mjekësore dhe sociale. Neoplazitë janë shtuar dhe janë semundje të rënda, shkaktarë të vuajtjeve fizike dhe psiko-emotive i subjekteve me këto patologji, por është dhe e vërtetë se një numër gjithnjë e më i madh të sëmurësh shërohen, në shumicën e  tyre ndërpritet rritja e vrullëshme e sëmundjes neoplazike, zgjatet mbijetesa dhe përmirësohet cilësia e jetës e këtyre të sëmurëve. Sipas Organizatës Botërore të Shendetesise, një e treta e neoplazive parandalohen (profilaksia parësore), një e treta kurohen në se diagnostikohen dhe trajtohen në stadet prekanceroze dhe në fazat e herëshme të zhvillimit (profilaksia dytësore), ndërsa neoplazitë e diagnostikuara në stadet e avancuara dhe me vonesë, bëhen përgjegjëse të vuajtjeve dhe të vdekjeve të sëmurëve. Ky orientim ka diktuar, që lufta kundër kancerit, të përqëndrohet në parandalimin e shkaktarëve të mundshëm mjedisorë dhe të faktorëve rrezikues, si dhe në diagnozën e herëshme të këtyre sëmundjeve.

Kanceri është vetëm një fjalë, nuk është një sentencë. Diagnoza e herëshme morfologjike është kura e parë.

Downloads

Download data is not yet available.
cover morfopatogeneza e neoplazive

Downloads

Publikuar

dhjetor 29, 2023

Series

Kategoritë