Vlera të rishfaqura
Synopsis
Për Shkollën Normale të Elbasanit, për kontributin e saj në arsimin kombëtar janë jo të pakta studimet, botimet e vlerësimet; por, më së shumti, në komunikimin me publikun është ngulmuar më tepër të përvijohet “miti” për atë institucion, sesa ndriçimi i vlerave të përftuara e përpunuara aty. Ndodh jo rrallë që shumësia e studimeve në një fushë të caktuar e, për më tepër, moria e studimeve për një problem të veçantë jo pak herë shoqërohet nga një paradoks: intensifikimi i shqyrtimeve në lidhje me objektin përkatës shkakton, si padashje (kur nuk priret të nxjerrë në pah veçantitë dhe profilet e shumta me të cilat ai objekt shfaqet e përvijohet) edhe zbehjen e interesimit për njohje më të thelluar të tij nga lexuesi, i cili ndjehet i “ngopur” nga përmendja a përsëritja e klisheve, që duket se krijojnë thjesht një modë në të shprehur; çka sjell më tej mosinteresimin e tij, si dhe pamundësinë për njohjen më komplekse të vlerave të përftuara. Ndaj ribotimet që synojnë risjellje të qëllimshme të vlerave në vëmendjen e lexuesit nuk janë të pazakonta, sidomos në vite jubilarësh, siç është në këtë rast 110-vjetori i hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, më 1909, shkolla e parë për përgatitjen e mësuesve në plan kombëtar.
Chapters
-
Dy fjalë për lexuesin(për përmbledhjen me studime Vlera të rishfaqura)
-
Parafjalë
-
Mjedisi intelektual në qytetin e Elbasanit në prag të shpalljes së Pavarësisë
-
Kongresi i Elbasanit dhe Komisia Letrare Shqipe në Shkodër në spektrin e politikës gjuhësore a planifikimit gjuhësor të kohës(sprovë për një këndvështrim sociolinguistik)
-
Elbasani e mbajti Normalen pse e deshi
-
Jehona e Shkollës Normale përmes shtypit dhe botimeve në gjysmën e parë të shekullit XX
-
Kontributi i personaliteteve të shkollës Ushtrimore dhe Normale në mendimin tekstologjik
-
Shkolla Normale – miti dhe e ardhmja
-
Revista Normalisti në hapësirën e botimeve për formimin gjuhësor të fëmijëve
-
Shkolla Normale e Elbasanit dhe studiuesit elbasanas për studimin e zhvillimin e shqipes në gjysmën e parë të shekullit XX
-
Shuarja e zërit të një komuniteti diskursiv si dramë sociale
-
Vepra e K. Kristoforidhit – hapësirë që mundëson mendim shkencor(duke marrë shkas nga “Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i Shkrimeve të Shenjta, mars 1860)
-
Për Lef Nosin dhe gazetën e tij “Tomorri”
-
Për një profil të panjohur të interesimeve të Lef Nosit për gjuhën shqipe dhe studimin e saj
-
Jo vetëm dramaturgu, por edhe poeti(Mbi krijimtarinë poetike të Ethem Haxhiademit)
-
Mjedisi intelektual e kulturor në Elbasan në vitet 1912-1939(Paratopia e shkrimtarit – rasti “Haxhiademi”)
-
Disa konsiderata për jetën e veprën e publicistit të shquar Emin Matraxhiu
-
Mbi jetën, veprimtarinë publicistike dhe intelektuale të patriotit Thanas Floqi
-
Mendime të Simon Shuteriqit për gjuhën shqipe dhe zhvillimin e saj
-
Vasil Andoni – patrioti edukator, arsimtari intelektual
-
Ali dhe Mahmud Cungu, dy figura që e nderojnë traditën patriotike e intelektuale
-
Mendime për veprën “Fillime të stilistikës e të letërsisë së përgjithshme” (1930) e autorëve A. Xhuvani e K. Cipo
-
Kostaq Cipoja, gramatikan i shquar i gjuhës shqipe
-
Përtej Gramatikës, në shqyrtimet e problematikës së standardit(M. Çeliku në Sociolinguistikën e zbatuar)
-
Unë si përvijim i personit, përballë unë si individ(“Aleks Buda, Kujtime”)
-
Mesazhe të një divani dhe përtej tyre
-
Për këto t’arta thërrime
-
Një rënkim i bukur...(Për vëllimin me poezi “Pse rënkon kumria ime?”)
-
Copëza malli, të një malli të pafund(për Copëza malli, Kujtime, rrëfime, të Bim Daklit)
Downloads



